
Do t’i festojmë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri? Ja përgjigjja e Manastirliut!
E Enjte 26 Nëntor 2020, 22:10
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për festat e fundvitit, nëse do t’i festojmë apo jo këtë vit për shkak të pandemisë. Manastirliu tha se, çdo gjë është në dorën tonë. Nëse respektojmë rregullat do të festojmë.
“Është në dorën tonë. Patjetër që do jemi në kushtet e kërkesave të kohës, në normalitetin ri. Do vijojë të kërkohet shmangia e kontakteve, por do të jemi në familje. Duke respektuar rregullat do gëzojmë dhe shpresojmë që viti tjetër të jetë shumë efektiv, dhe për arsyen tjetër që vaksina do të vijë në Shqipëri.”,-tha Manastirliu./K.C/dritare.net

















