Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Do të hapen kazinotë? Ja çfarë thotë kryeministri Rama!

Do të hapen kazinotë? Ja çfarë thotë kryeministri

Kryeministri, Edi Rama u ka dhënë fund aludimeve për çeljen e kazinove. Rama tha se, nuk do të hapen kazinotë masivisht, por me licenca do të kenë vetëm në hotele me 5 yje që kanë vite që ushtrohen dhe nëse janë në zona të veçanta strategjike për zhvillim dhe turizëm.

"Ka qarkulluar në medie një lajm se, janë hapur kazinotë. Komplet gënjeshtër, nuk ka asnjë rihapje kazinosh në Shqipëri. Nuk ka asnjë lëshim për të dhënë leje e licenca. Është hapur një procedurë specifike që lidhet me përfundimin e afatit të licensës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë vitesh në mes të Tiranës, dhe duke pritur që cilido qoftë të ofertojë në një zonë të caktuar. Janë kufijtë e një perimetri. Në ligjin ekzistues kemi të drejtën e kazinove vetëm në struktura me 5 yje, ose kazino të veçanta në zonat strategjike për zhvillim dhe turizëm. Gjë që nuk e kemi ushtruar masivisht dhe nuk do ta ushtrojmë. Nuk ka hapje kazinosh. Licencat për kazino i marrin vetëm brandet ndërkombëtare.", tha Rama./K.C/dritare.net