Do të dobësohesh shëndetshëm? Aulona ka një surprizë për ty!
Dritare.net
Moderatorja Aulona Musta prej vitesh ka treguar se ushtrimet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj. Kjo dallohet qartë sapo ta shohësh, ndërsa me kalimin e kohës nisi të frymëzojë edhe vajzat e gratë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Tashmë ajo nuk njihet vetëm si moderatorja elokuente dhe pa komplekse, por edhe si modeli i frymëzimit për të gjitha ato të cilat kanë nevojë për vullnet dhe mbështetje për të patur një trup dhe jetë të shëndetshme.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se do të sjellë pikërisht atë për të cilën keni nevojë, vaktin tuaj të shëndetshëm, të shijshëm dhe për më tepër të gatuar në mënyrë perfekte. “Healthycious”, ka nisur shërbimin sot, më 25 janar, për të qenë pranë jush me me moton e veçantë "shëndetshëm dhe me shije”. Është shtëpia juaj e shëndetit, ku do të gjeni dy vaktet kryesore, dhe një “snack” të shpejtë. Aty ku nuk do të hiqni dorë nga shija. Cilësia e çdo produkti është maksimale dhe rutina juaj e përditshme do të shtojë padyshim edhe “Healthycious”.
Një telefonatë e shpejtë, ose një mesazh dhe vakti juaj do të vijë më shpejt sesa e mendoni. Ka mish, perime, makarona, fruta deti, mjafton të zgjidhni të preferuarën tuaj. Mbetet në dorën tuaj, nëse doni të shtoni pak peshë, të dobësoheni apo thjesht të keni një regjim të shëndetshëm ushqimor.
Për të gjitha të tjerat kujdeset Aulona me “Healthycious”. Nuk ka asnjë mit në dietën e Aulonës, ka vetëm dëshirë, pasion dhe vullnet dhe trupi juaj në fund do t’ju falënderojë.
Kohë më parë, ajo krijoi “Në Formë me Aulonën”, si formë më e prekshme, e qenësishme, e plotë e asaj që prej kohësh ajo ishte munduar të jepte përmes postimeve në faqen e saj në “Instagram”. Postime inkurajuese, ushtrime, receta të ushqimeve të nevojshme për një regjim ditor të shëndetshëm, janë të parat gjëra që bien në sy, sapo hedh sytë në profilin e saj. Një klik në “Në formë me Aulonën” dhe me siguri do të kuptoni sa kohë keni humbur, pa iunkurajimin dhe frymëzimin e duhur.
Nuk ka asgjë të ekzagjëruar, të vështirë aq më pak, ka vetëm pasion për të qenë e shëndetshme në trup, mendje dhe shpirt. Aulona ushtrohet kudo, në shtëpi, në mal, në det, në natyrë, në palestër, mjafton të ketë një cep të sajin, për t’u bërë një me atë që duket se është një prej dashurive të saj. Nuk mbetet shumë për të thënë, Aulona frymëzon në të gjitha dimensionet e kësaj fjale.
Të inkurajosh një vajzë adoleshente, një nënë të re, një grua, një motër, një shoqe, është force shpirti, ajo që na dallon në atë që e quajmë “jetë” dhe duket se Aulona ka aureolën e saj për ta bërë të mundur këtë gjë.
Nëse ndiheni të dekurajuara, pa vullnet, pa dëshirë, kaloni pak në profilin e Aulonës, klikoni “Në formë me Aulonën”, telefononi “Healthycious”, në të trija herët jeni duke bërë zgjidhjen ideale! Limiti i vetëm që kemi është mendja, ndaj jepini trupit dhe shpirtit atë për të cilën kanë nevojë, që e nesërmja të jetë plotësisht në dorën tuaj!/M.M-dritare. net