
Çdo fundjavë një destinacion i ri/ Ja ku po e kalon të dielën presidenti Meta!
E Diel 22 Nëntor 2020, 09:09
Dritare.net
Presidenti i vendit Ilir Meta, çdo fundjavë zgjedh një destinacion të ri. Këtë të diel, ai është zgjuar në Lezhë. Me dy gishtat lart, ai ka postuar një foto nga qyteti duke i uruar të gjithë shqiptarëve një të diel të mbarë.
“Nga Dibra e Kastriotëve, në Lezhën e Besëlidhjes së Skënderbeut.
Mirëmëngjes dhe të diel të mbarë për të gjithë!”, shkruan presidenti Meta./L.F-dritare.net

















