Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Divjakë/ Vodhën pensionet e të moshuarve, arrestohen dy punonjësit e postës!

Divjakë/ Vodhën pensionet e të moshuarve, arrestohen dy

2 punonjës të Postës Shqiptare të Divjakës u arrestuan pasi vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve të Divjakës duke falsifikuar dokumentet, shuma që vodhën ishte 270 mijë lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Post Office”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve:

E. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë;


G. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës./Xh.Xh/dritare.net