Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita Ndërkombëtare e Paqes/Rama: Shqipëria do të japë kontributin në misione paqeruajtëse anembanë globit

Dita Ndërkombëtare e Paqes/Rama: Shqipëria do të japë

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale një mesazh, nga SHBA. Kreu i qeverisë shkruan se Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit

“Si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës. Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë”, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net