
Dita me shi dhe shtrëngata/ Ja si do të ndryshojë moti në vijim!
E Enjte 21 Maj 2020, 17:05
Dritare.net
Pas disa ditësh ku në të gjithë vendin mbizotëruan temperaturat e larta dhe vranësira, mbrëmjen e kaluar dhe ditën e sotme, pati reshje të mëdha shiu. Sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Durrësit me 20.2mm shi pasuar nga kryeqyteti me 15.6mm. në vijim moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, dhe me vranësira kalimtare në zonat malore. Temperaturat parashikohet të luhaten nga vlerat 10 gradë celsius në 30 gradë celsius./L.F-dritare.net

















