Dita e tmerrit në SHBA/ Mbi 2000 viktima në 24 orë nga koronavirusi!
E Premte 7 Gusht 2020, 11:11
Dritare.net
Bota po vijon të jetë e gjunjëzuar nga koronavirusi.
Të enjten në SHBA është shënuar një ndër ditët më të rënda, pasi numri i viktimave në 24 orë ka kaluar 2000 persona.
Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 2,000 vdekje, në 24 orë, ishte më 7 maj.
Deri më tani në të gjithë botën janë konfirmuar pozitivë, 19,282,031 raste me koronavirus, nga këto 12,377,151 janë shëruar, dhe 718,074 kanë humbur jetën.
Aktualisht janë të infektuar 6,186,806 nga këto 65,265 janë në gjendje kritike për jetën./ I.M-Dritare.net