Dita 89/ Pothuajse gati, ja si duket Spitali i Fierit!
		                        	E Hënë  12 Prill 2021, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga spitali i Fierit. Rama përmes një videoje në “Facebook” tregon se sot është dita e 89 e ndërtimit në kantier. Siç duket edhe nga pamjet, spitali ka marrë formë dhe është pothuajse gati. Në pamjet brenda spitalit vihet re se çdo gjë është e kompletuar, duke nisur nga shtretërit, lavamanët, rafte e frigoriferë dhe aparatura, gati për pacientët kur spitali të hapet./M.M-dritare.net