Disa njerëz më donin të vdekur, Papa: Durim. Jam mirë!
Dritare.net
“Disa njerëz më donin të vdekur”, tha Papa Françesku në bisedën me jezuitët që u zhvillua në udhëtimin e tij të fundit në Sllovaki.
"Unë jam ende gjallë pavarësisht se disa më duan të vdekur. Unë e di që ka pasur edhe takime midis prelatëve, të cilët mendonin se Papa ishte më serioz se sa u tha. Ata po përgatitnin Konklavën. Durim! Faleminderit Zotit, jam mirë.
Ka nga ata që vazhdimisht bëjnë thashetheme për Papën. Për shembull, është një televizion i madh katolik që vazhdimisht publikon thashetheme për Papën. Unë personalisht mund të meritoj sulme dhe fyerje sepse jam një mëkatar, por Kisha nuk e meriton këtë: është vepër e djallit. Po, ka edhe klerikë që bëjnë komente të këqija për mua. Ndonjëherë më mungon durimi, veçanërisht kur ata gjykojnë pa hyrë në një dialog të vërtetë", tha Papa. Deklaratat e Papës, vijnë pas operacionit të zorrës së trashë të kryer në korrik./L.F-dritare.net