
Diell dhe rritje temperaturash, ja moti për sot!
E Martë 7 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Nga dita e sotme nis përmirësimi i kushteve atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Kryesisht vranësirat priten në relievet malore dhe zonat përreth tyre. Në këto zona do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe në zonën e juglindjes edhe rrebeshe shoqëruar me breshër.
Temperaturat do të jenë në rritje.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 18/29°C
Zonat e ulëta 20/35°C
Zonat bregdetare 22/33°C./ I.M-Dritare.net

















