Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon politikë pagash bazuar në performancë

Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas një takimi të zhvilluar me pedagogët gjatë ditës së sotme ku u diskutua kërkesa e tyre mbi rritjen e pagës dhe mbështetja e kërkimit shkencor.

Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se do të vazhdojë dialogu mes dy palëve, për sa i përket rritjes së pagave të pedagogëve, me synimin që kjo rritje të lidhet edhe me performancën e universiteteve.

Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon

"Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre. Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

- mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

- rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;
- rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;

- rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;

Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon

- si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Dialogu me Sindikatën e Pedagogëve/ Ministrja Kushi propozon

Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës.," u shpreh ajo./dritare.net