Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhunohet një 3-vjeçar në çerdhe, ja pamjet!

Dhunohet një 3-vjeçar në çerdhe, ja pamjet!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku një i mitur është dhunuar në çerdhen e fëmijëve.

Ngjarja është denoncuar nga i afërmi i tij, i cili në ‘Facebook’ ka publikuar pamjet e dhunë, ku 3-vjeçari tërhiqet zvarrë nga edukatoret.

Në video shihet se si dhuna përsëritet nga edukatoret ushtrojnë dhunë ndaj të miturit.

“Të nderuar media dhe prindër!

Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve "Gezimi yne", është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet ne derë pastaj terhiqet zvarre, me pas e dergojne perseri ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 2 “mesueset” e kesaj qerdhje bashkë me pastruesen apo kuzhinjeren!

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t'i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. DHUNUESET e tilla NUK e kane vendin ne arsim”, ka shkruar Fatos Geci./M.K-dritare.net