Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detajet/ Kërkojnë lirimin nga regjimi 41 bis të Genci Ballës, shoqërohen disa  persona!

Detajet/ Kërkojnë lirimin nga regjimi 41 bis të Genci

Disa persona janë shoqëruar mesditën e sotme në komisariatin e Policisë së Kombinatit.

Mësohet se të shoqëruarit janë disa besimtarë myslimanë, të cilët ditën e sotme sipas informacioneve të dritare.net do të dërgonin në kryeministri një peticion për lirimin nga regjimi 41 bis, i imamit të vetëshpallur, Genc Abduddahim Balla, i cili është dënuar për terrorizëm.

Detajet/ Kërkojnë lirimin nga regjimi 41 bis të Genci

Genci Balla është dënuar me 17 vite burg nënë akuzën se rekrutonte njerëz dhe i dërgonte në Siri, për të luftuar përkrah ISIS.

Para pak javësh është vendosur që Balla të dërgohet në regjimin e posaçëm 41 Bis, por sipas informacioneve të dritare.net ai prej disa ditësh është në grevë urie.

Ndërkohë në platformat online, besimtarët myslimanë kishin përgatitur një peticion ku kërkonin largimin e tij nga regjimi 41 bis, peticion të cilin do ta dorëzonin sot në polici.

Detajet/ Kërkojnë lirimin nga regjimi 41 bis të Genci

Ndër të ndaluarit është edhe Olsi Jazexhi i cili në momentin e shoqërimit ka shkruar në rrjetet sociale: Per shkak te shoqerimit nga policia ne rajonin nr.6 te kombinatit nuk mund te dorezojme peticionin sot./ I.M-Dritare.net

Detajet/ Kërkojnë lirimin nga regjimi 41 bis të GenciDetajet/ Kërkojnë lirimin nga regjimi 41 bis të Genci