
Detaje të rënda/ 31-vjeçari shqiptar dhunon dhe lidh gruan me litar për shkak të xhelozisë!
E Premte 12 Prill 2024, 09:09
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 31-vjeçare shqiptare është dhunuar në mënyrë barbare nga bashkëshorti i saj.
Sipas mediave italiane shqiptari pasi kishte e kishte dhunuar të renë, e kishte lidhur me litar pranë krevatit duke e penguar të largohej nga banesa kur ai nuk ndodhej aty. Burri i kishte hequr edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti të zgjidhte litarin dhe u largua përmes dritares së banesës. Kanë qenë kalimtarët ata të cilët e kanë ndihmuar dhe shoqëruar në komisariat për të bërë denoncimin.
Mësohet se kohët e fundit çifti kishin pasur probleme për shkak të xhelozisë nga ana e 31-vjeçarit. Pas hetimeve, ai u arrestua për abuzim familjar dhe rrëmbim./M.K-dritare.net

















