Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detaje/Si ndodhi vrasja e Bledar Dedjas në Itali, arrestohet autori!

Detaje/Si ndodhi vrasja e Bledar Dedjas në Itali, arrestohet autori!

Një 17-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja në Itali, pas më shumë se 1 muaj nga krimi. 39-vjeçari u vra me thikë në një zonë të pyllëzuar në Paderno, ku një ditë më vonë pas krimit u gjet nga një shok i tij, me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Po ashtu në trupin e të riut u gjetën plagë të shkaktuara me thikë, ku pas kryerjes së autopsisë, autoritetet dyshojnë se kemi të bëjmë me një krim seksual. Bledari ishte gjetur pak metra larg makinës së tij, një Mercedes Class B me të cilin kishte arritur në Via dei Carpini, me pantallona dhe të brendshme të ulura. Sipas mediave italiane, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar, por për arsye ende të paqarta, i mituri ka masakruar me thikë shqiptarin.

Prezencën e 17-vjeçarit në vendngjarje, policia mund ta ketë konfirmuar edhe nëpërmjet hetimeve të kryera në makinë (e gjetur e kyçur) dhe mbi të gjitha nga gjurmët e gishtave. Vrasësi mund të ketë lënë disa sende personale, si portofoli nga i cili nuk është marrë asgjë./M.K-dritare.net