Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Detaje nga ceremonia mortore e kryepeshkopit Janullatos!

Detaje nga ceremonia mortore e kryepeshkopit Janullatos!

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përfundoi mbledhjen e jashtëzakonshme për vdekjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Zi kishtare do të mbahet për 5 ditë, nga data 25 deri më 29 janar. Pritja e trupit do të bëhet të martën e 28 Janarit, në orën 16:00 para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa homazhet nisin menjëherë pas mbërritjes së trupit deri më 29 Janar.

Ceremonia e varrimit e Hirësisë së Tij do të kryhet të enjten e 30 Janarit, në orën 11:00, menjëherë pas Liturgjisë Hyjnore.

Gjithashtu u vendos edhe zgjedhja e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal, përkohësisht. Zgjedhja e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos do të bëhet në një fazë të dytë. Nesër në Greqi do të mbahet një meshë e veçantë në Athinë.

“Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit”, thuhet në njoftimin e Kishës./l.F-dritare.net