
Dërgoi njoftime të gabuara, Apple pezullon opsionin e lajmeve të gjeneruara nga AI!
Dritare.net
Apple ka pezulluar një opsion të ri të inteligjencës artificiale (AI) pasi shkaktoi kritika dhe ankesa për shkak të gabimeve të përsëritura me titujt kryesore të lajmeve.
Gjigandi i teknologjisë u përball me presion në rritje për ta tërhequr këtë shërbim, i cili dërgonte njoftime që duket se vinin nga aplikacione të organizatave mediatike.
“Po punojmë për përmirësimet dhe do t’i bëjmë të mundura me përditësimin e ardhshëm të software”, tha një zëdhënës i Apple.
BBC ishte mes grupeve që u ankua pasi një njoftim i gjeneruar nga AI e Apple gënjeu lexuesit kur tha se Luigi Mangione, personi që akuzohet për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, vrau veten. Opsioni i AI po ashtu bëri gabime edhe me lajmet e Sky News, New York Times apo Washington Post.
Organizatat mediatike dhe shoqatat e shtypit shtynë kompaninë të tërhiqej duke paralajmëruar se opsioni nuk ishte gati dhe se gabimet e gjeneruara nga AI mund të ishin subjekt i keqinformimit duke humbur besimin në këtë mënyrë, në lajme.
Apple u shpreh në reagimin e saj se qëllimi i opsionit ishte që ta bënte jetën e konsumatorëve më eficente. Opsioni bën të mundur mbledhjen dhe rishkrimin e disa njoftimeve në një njoftim të vetëm që shfaqet në ekran./E.P-dritare.net

















