Deputeti i LDK sulmon Vjosa Osmanin në Kuvend!
Dritare.net
Kuvendi i Kosovës, ka ndërprerë punimet për shkak se deputeti i LDK, Xhavit Ukaj ka shkuar drejt kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit.
Pas një tensioni pranë foltores ku janë mbledhur shumë deputetë, kryetarja e kuvendit Osmani, ka ndërprerë seancën.
“Nderpitet seanca per shkak te paedukatës së disa deputetëve”, ka deklaruar Vjosa Osmani
Gjithçka kishte filluar kur Fitore Pacolli e VV i replikonte deputetëts së PDK, Ganimete Musliut. E kjo e fundit i tha Pacollit, ‘mbylle gojën’.
“Mbylle gojën kur flas unë Fitore kur unë flas”.
Ndërkohë që Vjosa Osamni ia tërhoqi vërejtjen Musliut.
“Po ta tërhjeki vërejtjen…”.
Mirëpo, Musliu vazhdonte ta përsëriste frazën ‘mbylle gojën’.
“Po e përsëris prapë… Mbylle gojën kur unë flas”.
Në ato momente deputeti i LDK, Xhavit Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë diçka Vjosa Osmanit.
Ndërsa, Vjosa Osmani ia ktheu duke e kërcënuar që ta nxjerrë nga salla.
“A po ulesh dhe mos bërtit, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”./ I.M-Dritare.net