Deputetet që futën flakadanë në Kuvend, me produkte kozmetike!
E Hënë 20 Nëntor 2023, 16:04
Dritare.net
Pesë minuta zgjati sot seanca për miratimin e projekt-buxhetit për vitin 2024.
Deputetët e Rithemelimit, siç është bërë zakon tashmë në seancat e fundit ndezën tymuese, por edhe flakadanë.
Gardistët kanë shpejtuar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi.
Flakadanët që u ndezën brenda sallës plenare u futën nga gratë deputete, të cilat nuk janë kontrolluar nga garda. Nga mediat mësohet se Albana Vokshi dhe Sorina Koti ishin dy deputetet që futën ndërmjet produkteve kozmetike, konkretisht parfumit dhe kremit antirrudhë, tymueset./K.C/dritare.net