
Deputet në Durrës apo Vlorë/Rama: Jam kurioz të di cili qytet më do më shumë!
Dritare.net
Kryeministri Rama sot gjatë një takimi me kandidatët për deputetë në Durrës, tha ka vendosur të kandidojë në këtë qytet për dy arsye.
“Nuk është e tepër të them që dhe unë jam këtu jo thjesht për faktin që Durrësi është një zonë ku potenciali i kthyer në investime, i kthyer në zhvillim do të ndihmojë gjithë Shqipërinë për të shkuar në një nivel tjetër, por edhe për faktin se njëra anë e rrënjëve të mia është këtu në Durrës”.
Kreu i qeverisë është i 8 në listë për kandidat në Durrës dhe Vlorë por tha se nuk do të mbajë dy vende në parlament. Por cilin qytet do të zgjedhë ai? Rama tha se për këtë do të vendosin qytetarët dhe shtoi se është kurioz të shohë se cili qytet do ta dojë më shumë.
“Natyrisht unë nuk mund të kem dy vende në parlament. Në fund do duhet të zgjedh njërin dhe do zgjedh vendin kush do më duan më shumë. Është një garë mes njerëzve të nënës dhe njerëzve të babës. Jam kurioz të shoh se kush do më dojë më shumë në këtë garë, në këtë zgjedhje. Por di që jam shumë i vendosur që bashkë me të gjithë miqtë, kolegët, dua të bëj për Durrësin atë që Durrësi pret dhe meriton dhe ta shëroj me fakte edhe një xhelozi që është krijuar për Vlorën. janë dy qytete bregdetare fantastike të Shqipërisë. Janë dy porta të bukura të hyrjes së Mesdheut në Shqipëri dhe dy ende me karakteristika të ndryshme”, tha Rama./L.F-dritare.net

















