Departameti i Shtetit thirrje amerikanëve: Mos udhëtoni në Kosovë, ja çfarë thotë për Shqipërinë!
Dritare.net
Departamenti Amerikan i Shtetit ka azhornuar të enjten listën e vendeve ku qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë, dhe nuk rekomandohen të udhëtojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
SHBA-ja lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende.
“Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet te sistemi i mëparshëm te këshillat e udhëtimit për vende specifike”, thuhej në deklaratë.
Departamenti i Shtetit lëshoi njoftime specifike për udhëtimet drejt 30 vendeve, përfshirë këshilla të “nivelit të katërt, mos udhëtoni!”, mes tyre India, Rusia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Kosta Rika, Republika Domenikane, Egjipti, El Salvadori, Haiti, Irani, Kosova, Kazakistani, Mongolia, Hondurasi dhe Libia.
Departamenti i Shtetit lëshoi gjithashtu këshilla të reja të “nivelit të 3-të: rishqyrtoni udhëtimin” duke përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Vietnamin, Sri Lankën, Liberinë, Armeninë, Filipinet, Laosin dhe Australinë.
Shqipëria është e renditur në shkallën e tretë të rrezikut nga Covid-19 dhe i sugjeron shtetasve të saj të marrin në konsideratë nëse duan të udhëtojnë apo jo./ I.M-Dritare.net