Demenca, gjendje që prek dhe të miturit, ja historia e 7-vjeçares!
Dritare.net
Një rast i rrallë është diagnostikuar lidhur me demencën, e cila është një gjendje që shfaqet në moshën pas të 60-tave. Një nënë është tronditur nga ajo çfarë zbuloi pas një vizite rutinë që kreu vajza e saj në lidhje me sytë, duke u diagnostikuar me demecë.
Tani nëna dëshiron që çdo prind të jetë vigjilent në gjendjen e fëmijëve të tyre pasi edhe vajza e saj kishte simptoma të veçanta.
Isla Edwards ishte vetëm 7-vjeç kur kreu vizitën e syve pasi shikimi i saj ishte pak i turbull, ndërsa nëna e saj kujton se e mitura nuk kishte asnjë shenjë se diçka nuk shkonte me të. Testi rutinë i syve përmbysi jetën e nënës dhe Islës. Pas ekzaminimit të vajzës, okulisti këmbënguli se Isla duhej të vizitonte urgjentisht një specialist tjetër. Testi i syrit tregoi se vajza kishte probleme me pjesën e brendshme të syrit dhe Isla duhej të dërgohej në spital për më shumë analiza. Diagnoza e vajzës tronditi të gjithë familjen, citon Bright Side.
Në spital mjekët konfirmuan se vajza kishte degjenerim makular pediatrik, ku më vonë ekspertët kryen një test gjenetik.
“Mjekët konfirmuan se Isla kishte shenja të hershme të degjenerimit makular pediatrik dhe do të duhej të bëhej një test gjenetik për të përcaktuar shkakun,” kujton nëna e Islës .
Pikërisht atëherë vajza e vogël u diagnostikua me sëmundjen Batten e cila është një gjendje e rrallë gjenetike që rezulton në mbylljen e trurit gjatë pesë deri në dhjetë vjet. Sëmundja fillon me simptoma delikate si humbja e shikimit, por njerëzit që vuajnë nga ajo mund të humbasin aftësinë për të folur, lëvizur, parë dhe gëlltitur.
Gjendja e Isla është një diagnozë jashtëzakonisht e rrallë, me afërsisht 3 në çdo 100,000 lindje në SHBA të prekura nga sëmundja Batten. Në disa raste, fëmija ose foshnja mund të humbasin shikimin dhe të fillojnë të përplasen me gjëra, të kenë kriza ose të bëhen shumë të paqëndrueshëm me vështirësi në ecje. Kanë kaluar tre vjet nga diagnoza e Islës. Vajza tani është dhjetë dhe ajo ka humbur rreth 90% të shikimit të saj./M.K-dritare.net