Demalia: Si u krijua PD-ja nga njerëz që nuk njihnin njëri-tjetrin!
Dritare.net
Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV flet për lëvizjen e 8 Dhjetorit 1990, kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës. Demalia thotë se këta të opozitës, kryesisht Berisha me të vetët thonë që e rrëzuan ata regjimin, ndërkohë regjimi kishte rënë atëherë.
“Ju thatë: heronjtë e dhjetorit. Kush ishin heronjtë e dhjetorit? Se unë e di që heronjtë vdesin. Në dhjetor 1990 nuk pati të vrarë sepse këta ishin të organizuar vetë. Këta thonë ka bërë revolucion, lëvizja e dhjetorit. Këta që thonë se bënë revolucion, nuk kanë asnjë aktivitet para dhjetorit 1990. Atëherë u shpall menjëherë partia edhe pse nuk e njihnin njëri-tjetrin fare. Shinasi Rama nuk njihte Azem Hajdarin, Hajdari nuk njihte Ramën. Çfarë qenka ky lloj revolucioni që ndodh kështu? Këta bënë parti pa u takuar, pa bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. Ky është fakt që tregon shumë. I bashkoi partia dhe Sigurimi i Shtetit. Këta thonë ne rrëzuam regjimin. Por në dhjetor të 1990 kishte rënë regjimi. Kjo është një gënjeshtër që po vazhdon për 35 vjet.”, tha Demalia në DritareTV./K.C/dritare.net