Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deklaratat e ashpra nga SHBA për Kosovën, raportuesja e PE-së: Këto qëndrime nuk zgjidhin asgjë!

Deklaratat e ashpra nga SHBA për Kosovën, raportuesja e PE-së:

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon thotë se deklaratat e zyrtarëve amerikanë, më konkretisht DASH, Blinken dhe ish të dërguarit amerikan në Ballkanit Perëndimor, Grenell kanë qenë të papranueshme. Sipas saj, këto lloj qëndrimesh nuk janë të nevojshme për aq kohë sa nuk zgjidhin situatën dhe as nuk i japin zgjidhje eficente procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.

“Deklaratat e zyrtarëve amerikane janë më të ashprat që kanë ndodhur dhe kam dëgjuar. Mendoj që mos të jemi në atë situatë duke mbajtur ato qëndrime sepse kjo nuk e zgjidh situatën në Kosovë dhe as procesin e dialogut.”- thotë Cramon.

Von Cramon ka thënë se Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me “manovrat në veri”.

“A është kjo formë e qeverisjes ‘së mirë’ që duam. Në vend të kësaj ne duhet të kemi më shumë masa për ndërtim të besimit. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. U bëjë thirrje autoriteteve kosovare të mendojnë për të marrë masa për ndërtim të besimit. Si shembull tërheqja e forcave speciale të Policisë nga veriu e të ulen në tavolinë negocimit. Palët e përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, tha Von Cramon në konferencë për media në Prishtinë.


E pyetur për sjelljen e saj ndaj Policisë së Kosovës në veriu ku të dielën i pyeti “çfarë dreqin po bëni”, ajo ka thënë se “se vetëm ka pyetur a mendojnë se është vërtetë e nevojshme të qëndrojnë aty dhe se edhe në Gjermani kur ka marrë pjesë në protesta bënte të njëjtat pyetje”.

Von Cramon ka treguar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është takuar të dielën dhe ka pasur takim të mirë e të frytshëm./M.T/dritare.net