Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dëborë dhe ngrica në Llogora, bllokohet qarkullimi

Dëborë dhe ngrica në Llogora, bllokohet qarkullimi

Që prej orëve të para të ditës së mërkurë, reshjet e shiut përfshinë pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri edhe në shtrëngata. Mëngjesin e sotëm pjesa veriore dhe verilindore, lindje e juglindje janë të mbuluara deri në nivel kodrinor nga reshjet e dëborës. Si pasojë e reshjeve të dëborës, që kanë nisur gjatë mbrëmjes, në Llogora është bllokuar qarkullimi. Kjo situatë i gjeti të papërgatitur drejtuesit e automjeteve pasi në këtë kohë nuk ka patur probleme me dëborën vitet e kaluara.

Reshjet e borës nuk kanë munguar as në qytetin e Korçës. Sinoptikanët thonë gjatë ditëve në vijim pritet një përmirësim i kushteve atmosferike. Sipas tyre nga dita e sotme dhe fundjava do të karakterizohen nga mot i qëndrueshëm dhe me diell.

Pritet që të vijë pranvera, por temperaturat do vazhdojnë të pësojnë luhatje të ndjeshme./M.T/dritare.net