Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Debati Tabaku-Manja: Drejtësi do të ketë kur ata që kanë një dosje, të dënohen!

Debati Tabaku-Manja: Drejtësi do të ketë kur ata që

Deputetja e PD Jorida Tabaku, shtroi pyetjen sot në Kuvend se ku ndodhet drejtësia sot dhe pse u bë reforma në Drejtësi.

"SPAK po kërcënohet të mos hetojë ashtu si duhet. Reformën në Drejtësi e votuam që shqiptarët të marrin drejtësinë. Që drejtësia të veprojë njësoj për qytetarin dhe mikun e deputetit. Korrupsioni është thelluar më shumë që nga dita kur u krijua SPAK. Nuk është rastësore. Qeveria ka zgjedhur ta sulmojë SPAK-un. Nuk ka qeveri të shëndetshme nëse nuk ka drejtësi. Ne nuk kemi kompleks që të hetohemi të gjithë. SPAK duhet të tregojë guxim dhe maxhoranca duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Tani qeveria tenton të fusë duart për të zgjedhur kreun e ri të SPAK-ut. Prandaj ikin shqiptarët sepse drejtësia e munguar vret shpresën. Mendoj dhe gjykoj që kjo reformë në drejtësi të mos dështojë duhet mbështetur në parime.

Nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë, besoj se jam në detyrën time që të kërkoj informacion se ku janë hetimet? Pse e kërcënoni SPAK? Pse është bërë organi më i sulmuar nga të gjithë ata që kanë një dosje në prokurori? Ku është parë t’i jepni urdhër se çfarë të hetohet? Për mua do të ketë drejtësi kur të hetohet dosja 184 dhe 339, i drejtohem politikës dhe pushtetit të djeshëm, të sotme, të nesërm, kushdo që ka pushtet duhet të jetë para drejtësi sikundër duhej të ishit edhe ju zoti Manja.

Punët tonë nuk na e bëjnë ndërkombëtarët por ata duhet të luajnë një rol që drejtësia të mos kapet. Ka muaj e muaj që disa nga ne në sallë akuzohen se janë të shitur dhe blerë. Në politikë ka rëndësi vetëm e vërteta. E vërteta ime, parimet e mia. I kam marrë këto shuplaka edhe nga kolegët që sulmojnë atë që kanë mendim ndryshe. Në vend që të sulmojnë kundërshtarin merren me atë që ka në krah. E vërteta flet vetë sado me zë të ulët. Ndonëse të heshtur mos mendoni se nuk kemi përgjigje për shantazhet. Do dëshmojmë që një brez tjetër që mendon ndryshe ekziston.”, tha Tabaku./M.T/dritare.net