Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Debati/ Bujar Kapexhiu-Mustafa Nanos: Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras!

Debati/ Bujar Kapexhiu-Mustafa Nanos:  Nëse do të më fyesh

Një debat i zjarrtë ka shpërthyer sot në “Open”, mes karikaturistit, Bujar Kapexhiu dhe gazetarit Mustafa Nano, ndërsa po diskutohej për fenë islame dhe islamofobinë.

Ndërsa po debatonin, Nano tha se, Kapexhiu për të shenjtën edhe mund të vrasë. Pas kësaj deklarate, të njëjtën gjë tha edhe vetë Kapexhiu.

"Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë."- tha karikaturisti.

Debati:

Mustafa Nano: Unë fyhem dhe e kuptoj se myslimanët janë fyer. Por unë them po u fyeve, okej fyeu. Pse nuk e mbroni kur janë tallur me Jezu Krishtin.

Bujar Kapexhiu: Një brazilian fitoi me portretin e Nënë Terezës. Por pra ishte e dashur. Mund të karikaturizosh dikë por jo në momente fyese e denigruese. Në situata komike por jo fyer. Nuk e kanë bërë Jezusin në plazhe nudiste. Edhe feja kristiane nuk e ka vizatuar, por ta vendosësh në veprime të turpshme.

Mustafa Nano: Ai mund të vrasi. Kapexhiu mund të vrasi!

Bujar Kapexhiu: Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë.

Eni Vasili: Asgjeë nuk e përligj vrasjen. Nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla./K.C/dritare.net