Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Debat i fortë Rama- Bakoyannis për detin

Debat i fortë Rama- Bakoyannis për detin

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish-ministren e Jashtme të Greqisë Dora Bakojanis për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi të nënshkruar në vitin 2009, por që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Duke folur në takimin “Ballkani Perëndimor përtej 2020” që organizohet nga ‘The Economist’ në Athinë, Rama ka thënë se marrëveshja e re e detit Shqipëri-Greqi duhet të zgjidhet nga një palë e tretë.

Në përgjigje të akuzës së ish- ministres së jashtme, Dora Bakoyannis, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Turqia për marrëveshjen 2009.

"Ne jemi në partneritet strategjik me Greqinë dhe Turqinë. Shqipëria nuk është mes dy zjarreve. Unë besoj që ka absolutisht në këtë marrëdhënie që të bëhet e dobishme edhe për Evropën sepse Turqia është ë kyçe për sigurinë e Evropës. Presidenti turk nuk është një politikan anti-grek dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka një vullnet, ka dhe zgjidhje, dialog i mirëfilltë. Asgjë nuk është e lehtë, por gjithçka mundur. Në 2009 asnjëherë nuk e kisha takuar dhe folur prej presidentit Erdogan, nuk kishim asnjë raport dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonin më Gjykatë për një arsye shumë të thjeshtë, kishte një debat në opinionin publik, Kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë. Kjo është e pavërtetë dhe mund ta hedh, asnjëherë në asnjë takim me presidentit Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje ka ndonjë interes për Turqinë", tha Rama në përgjigje Bakoyannis, e cila tha se ishte mjaft e mërzitur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam qenë që e kam nënshkruar këtë marrëveshje. U mërzita kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Na duhet të përpiqemi më fortë të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë dhe është e rëndësishme për të dyja vendet tona"./L.F-dritare.net