Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

David Wisner: Shqipëria, partner fenomenal i SHBA dhe Ukrainës!

David Wisner: Shqipëria, partner fenomenal i SHBA dhe Ukrainës!

I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, David Wisner sot në përvjetorin e luftës Rusi-Ukrainë shprehu falënderime për popullin shqiptar ndaj Kievit.

Wisner theksoi se Shqipëria ka qenë partner fenomenal i popullit të Ukrainës e SHBA-së.

“Vlerësoj Shqipërinë e popullin shqiptar për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Ukrainës në dy vitet e fundit. Që nga koha e Shqipërisë në këshillin e Sigurimit ku ka qenë bashkë përmbajtëse e të mbajturit Rusisë llogaridhënëse në forumin ndërkombëtar tek të qenit një partner i vërtetë i Ukrainës sa i takon mbështetjes së madhe humanitare. Shqipëria ka qenë partner fenomenal i popullit të Ukrainës e SHBA-së. SHBA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Pa rezervim ne duhet të vijojmë të dënojmë agresionin e Rusisë, sulmet ndaj civilëve. Duhet të dokumentojmë krimet e luftës e mizoritë ndaj burrave, grave e fëmijëve që po ndodh atje. Ata i kanë mësuar Presidentit Putin ligjin e tretë të Njutonit, çdo veprim ka një kundërveprim të barabartë. Në vend që të arratisej Zelensky qëndroi. Në vend që të thyhej perëndimi u bashkua dhe NATO u rrit. Këto janë hapa të fuqishëm. Ne jemi të bashkuar e do vijojmë të jemi të tillë”, u shpreh ai./M.K-dritare.net