
Dashnor Sula: PD ka rënë në dorë të padëshiruarve si Nokës e Vokshit
Dritare.net
Dashnor Sula deputeti i PD u la jashtë listave të PD. Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të Kuvendit Sula tha se PD ka rënë në dorë të figurave të padëshiruara nga demokratët duke përmendur Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.
"I kam kërkuar Berishës në 2021 që Basha mos të jetë më në krye të Partisë Demokratike, gjë të cilën zoti Berisha bashkë me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, i famshmi Flamur Noka, e famshme Albana Vokshi të cilët fatkeqësisht sot Partia Demokratike ka rënë sot në dorë të këtyre dy figurave të cilat janë, nuk do thosha të urryera por të padëshiruara nga demokratët, por të urryera nga qytetarët shqiptarë.
Zoti Berisha nis të gjithë aksionin e tij në atë kohë në foltoren e famshme me moton, çdo individ politik dhe vota do të jetë e para në Partinë Demokratike, fatkeqësisht u shkel me të dyja duart. Unë nuk mund të lejoj, po përdor këtë termin, të përdhunohem kam sakrifikuar për atë parti jetën, familjen time dhe jam i vetmi person që skam përfituar kurrë dhe nuk kam marrë kurrë ofiqe"-tha Sula./L.F-dritare.net

















