DASH rendit Dvoranin mes kampionëve të antikorrupsionit/Rama: Vlerësim që shkrin baltën që u hodh mbi të!
Dritare.net
Departamenti Amerikan i Shtetit rendit ish-kreun e KED Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë, duke i etiketuar si kampionë të antikorrupsionit. Pas këtij vlerësimi ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan në Twitter, se Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së keqes, ndaj ky vlerësim rrezatues e shkrin gjithë atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh mbi të.
Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën! Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan kryeministri Rama./L.F-dritare.net