
DASH: Mbështesim hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë!
E Premte 11 Qershor 2021, 10:10
Dritare.net
Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, përmes një statusi në “Twitter”, ku shkruan se Departamenti Amerikan është i përkushtuar për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan zëdhënësi i DASH./M.M-dritare.net

















