
Daniel Nikolla tregon si të bëjmë marketing në kohë koronavirusi
Dritare.net
Në Dritare.net ditën e sotme në orën 19:00 ka qenë Live nga Londra, Daniel Nikolla, i cili ka folur në lidhje me marketingun online në kohën e koronavirusit, dhe çfarë duhet të bëjnë bizneset në këtë kohë të vështirë.
- Ndërkohë që kompanitë po ‘vuajnë’ financiarisht, në marketeret po humbin trafik dhe konversions. Pra konvertimet nga visitor në website në klient. (sipas wordstream ka rënie me mbi 21%)
Por në krahun tjetër, marketeret dhe bizneset nuk e kanë të pamundur të parashikojnë trende sado të vogla dhe të përgatiten për muajt e ardhshëm apo me tej.
-Kalimi nga outbound marketing në inbound marketing është një proces i domosdoshëm për tu përshtatur me këtë situatë. Në vend të 'hard sell' shitjes nëpërmjet telefonit dhe fizikisht, duhet të zhvillojme praninë në social media, content marketing, interaktivitetin dhe rankimin e ëebsite tone në mënyre që konsumatoret të vijnë tek ne, e jo ne tek ata.
-Përdorimi i rrjeteve sociale është rritur masivisht, e për rrjedhoje 'Facebook ads' dhe 'Google Ads' janë 2 kanale që mund të përdorim efektivisht. Kjo duke marrë parasysh që shumë kompani të vogla si dhe kompanitë e mëdha të fluturimeve kanë ulur shpenzimet e tyre, për mos thëne zeruar ato.
-Email marketing, Video marketing dhe influencer marketing duhet të bëhen pjese e pandarë e aktiviteteve tuaja të marketingut.
-Dhe shume e rëndesishme, përpara se të nisim një fushatë të re, duhet të auditojmë se çfarë funksionon për ne, kush është audienca jonë dhe çfare kanalesh përdorin ata./ I.M-Dritare.net

















