Cristiano Ronaldo darkon me miqtë e tij/ Por çfarë nuk ju pëlqeu tifozëve të Juventus ?
Dritare.net
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rogriguez, po shijojnë pushimet e tyre verore në Portofino të Italisë, një vend shumë i bukur dhe magjepës.
Ata dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe kanë ndarë shumë momente nga pushimet e tyre me jahtin lukzoz.
Së fundmi ata mesa duket kanë menduar të largohen disi nga jeta familjare dhe kanë zgjedhur të kalojnë disa momente me miqtë e tyre.
Ata janë fotografuar në shoqërinë e miqve duke konsumuar një darkë speciale. Por ajo që vihet re në fotografitë e shkrepura është fakti se Cristiano po konsumon alkool.
Ky veprim nga ana e Cristianos nuk ju ka pëlqyer tifozëve të Juventusit. Pasi sonte Juventus përballet me Lion, ndeshje që përcakton fatin e tyre në Champions. Tifozët kërkojnë vetëm pak përgjegjshmëri nga ana e portugezit./ R.P-Dritare.net