
Covid/ 808 raste të reja infektimi, 3 viktima në 24 orët e fundit!
Dritare.net
808 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 2075 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe janë regjistruar tre humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 267 në Tiranë, 78 në Fier, 57 në Durrës, 32 në Lushnje, 27 në Elbasan, 25 në Sarandê, 23 në Vlorë, 20 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Devoll, Berat, nga 16 qytetarë në Shkodër, Kavajë, nga 13 qytetarë në Divjakë, Korçë, 11 në Mallakastër, 10 në Vorë, nga 9 qytetarë në Patos, Himarë, Libohovë, Skrapar, Peqin, nga 7 qytetarë në Pogradec, Dimal, Kuçovë, 6 në Roskovec, 5 në Gramsh, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Krujë, Dibër, Librazhd, nga 3 qytetarë në Has, Mirditë, Kurbin, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mat, Selenicë, Delvinë, Maliq, Poliçan, Cerrik, nga 1 qytetar në Tropojë, Klos, Finiq.
Janë 7,638 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetar nga Durrësi të moshave 78-88 vjeç, një qytetar nga Fieri 80 vjeç.
Janë shëruar 763 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,950 që nga fillimi i epidemisë./M.K/dritare.net

















