
Covid/ 789 të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit
E Hënë 24 Janar 2022, 18:06
Dritare.net
Në 24 orët e fundit janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 789 qytetarë. Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç. Janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë./Dritare.net

















