
Covid/ 776 raste të reja infektimi, 3 viktima në 24 orët e fundit!
Dritare.net
776 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 2052 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe janë regjistruar tre humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 3247 në Tiranë, nga 42 qytetarë në Durrës, Lushnje, 36 në Vlorë, 35 në Fier, 22 në Sarandë, nga 20 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Devoll, nga 17 qytetarë në Lezhë, Krujë, Tepelenë, 16 në Kavajë, 15 në Pogradec, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, nga 10 qytetarë në Vorë, Korçë, Prrenjas, 9 në Gramsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Dibër, Gjirokastër, Maliq, Dimal, Kuçovë, Skrapar, nga 7 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Himarë, nga 5 qytetarë në Roskovec, Patos, Berat, nga 4 qytetarë në Mat, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Delvinë, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Libohovë, Këlcyrë, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Cerrik.
Janë 7,596 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: tre qytetarë të moshës nga 49 në 75 vjeç nga Korça, Kuçova dhe Librazhdi.
Janë shëruar 883 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 304,187 që nga fillimi i epidemisë./M.K/dritare.net

















