Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Covid/ 49 raste të reja infektimi dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit!

Covid/ 49 raste të reja infektimi dhe asnjë humbje jete në 24

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket situatës së pandemisë ka pasur stabilizim rastesh.

Janë kryer 871 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 49 qytetarë, në këto bashki: 21 në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Fier, 3 në Patos, Skrapar, 2 në Vlorë, Sarandë, Berat, 1 në Rroskovec, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Gramsh.
Janë 225 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht janë 207 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në spitalin Covid3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit raportohet asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Deri më tani janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,812 që nga fillimi i epidemisë./M.K/dritare.net