Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Covid-19, Silva Bino: E kemi kaluar pikun epidemik!

Covid-19, Silva Bino: E kemi kaluar pikun epidemik!
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino, në një lidhje live me 'News 24' tha se, vendi e ka kaluar tashmë pikun epidemik, por virusi ende nuk ka ikur.

“Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemik. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson. Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes”, tha Bino./E.B-dritare.net