Covid-19 nuk ndryshoi destinacionin e pushimeve të mia, por disa zakone i ndryshoi që ç'ke me të!
Dritare.net
Nga Ola Bruko
Pushimet e mia verore prej gati nje jete gjithmone i kam bere ne jug te vendit. S'me ka pelqyer asnjehere qe keto dite te shenjta per mua dhe femijet e mi, t'i shpenzoj avioneve apo vendeve te ndryshme te botes (keto mund te presin stinet e tjera te vitit..)!
Ishte e qarte se me apo pa pandemi, ne serish do qendronim 16 dite ne te njejtin vend dhe serish do laheshim ne detin e bukur Jon, bukurine e te cilit nuk do ta krahasoja me asnje det tjeter...! Vendet e tjera (malet apo fshatrat) si cdo vit do t'i vizitonim ne nje tjeter moment. Po çfare ndryshoi Covid ne keto pushime?
I pari ishte vendi. Kam qendruar gjithmone ne Livadh, por jo kete here. Kete vit cuditerisht çmimet aty u rriten. Deri vjet une dhe pronari i hotelit ku qendronim prej 8 vitesh flisnim me leke, ndersa kete vit ai me foli me euro...
Keshtu nga Livadhi u zhvendosem ne Himare ku nje zonje e nderuar na ofroi te qendronim ne nje apartament modest dhe shume te dashur prane plazhit me te famshem ne Himare, sic e quajne banoret e zones, Maraci! Nuk kisha pushuar ndonjehere ne Himare, e shumta kisha ardhur per xhiron e mbremjes ndonjehere dhe nuk jam ne gjendje te bej diferencen mes ketij viti Covid dhe atij pa Covid. Por ajo qe mund t'iu them eshte se Himara edhe kete vit ishte plot me turiste dhe pak prej tyre mbanin maske.
Frika e virusit me beri te kthehesha shume pas ne kohe, atehere kur isha e vogel e me pushime shkonim ne Durres dhe shijonim gatimin e mamit ose gjyshes edhe ne plazh.
Kete vit nuk drekuam dhe darkuam asnje dite ne restorant! Shijuam plazhin, lojrat ne te, fotot e videot nuk munguan asnje dite ndersa shijova gatimin ne shtepine e plazhit! Aq te shijoka tava e kosit e bere vete ne plazh sa c't'ju them..!
E lodhur nga kjo? Joo, perkundrazi, ishte nje kenaqesi me vete. Ne gatimin e perditshem ndihmuan te gjithe dhe qeshem aq shume, si asnje vit tjeter. Veç kenaqesise vume re pa e kuptuar se kursyem me shume se gjysmen e shpenzimeve te çdo viti edhe pse nuk ishte ky qellimi. Covidi, diçka e padukshme dhe e frikshme paska patur edhe ca gjera pozitive. Jam e bindur se ka ndryshuar zakonet e çdokujt.
Nderkaq shpresoj te mos jem infektuar gjate qendrimit ne plazh. Çadrat ishin ngjitur dhe sigurisht askush nuk mbante maske gjate qendrimit ne diell. Por uroj qe sic thane shume mjeke, deti dhe dielli te jene armiqte e ketij virusi me te cilin e di se do perballemi seriozisht kur te kthehemi ne Tirane.
Me maske, distance dhe kujdes te shtuar.../ Dritare.net