
Covid-19/ Meta kthen ligjin që ndëshkon mediat: Cenohet të drejtat dhe liritë themelore!
Dritare.net
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20, datë 20.5.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’, të ndryshuar”.
Presidenti i Republikës konstaton se, edhe pse akti normativ është argumentuar se ndërmerret për qëllime shumë pozitive në kuadër të masave të përballimit të gjendjes së pandemisë “Covid-19”, në thelb të tij ai paraqet problematika të theksuara të kushtetutshmërisë, pasi:
– Cenon të drejta dhe liri themelore, si e drejta për informim dhe liria e shprehjes, të parashikuara nga nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
– Sjell ndikime direkte në lirinë e veprimtarisë ekonomike, parashikuar nga neni 11 i Kushtetutës, përmes masave jo proporcionale dhe mungesës së mjeteve efektive të ankimimit të tyre./E.B-dritare.net

















