Covid-19/ Ja vendet ku rastet dhe vdekjet vijojnë të rriten!
E Martë 14 Korrik 2020, 09:09
Dritare.net
Koronavirusi, i cili ka alarmuar gjithë botën, u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2019, në qytetin kinez Wuhan.
Më pas, u përhap me shpejtësi në të gjithë globin në muajt e parë të vitit 2020, duke arritur në 12 milionë raste të konfirmuara në fillim të korrikut, informon dritare.net
Europa dhe Amerika e Veriut kanë parë shpërthimet më të mëdha në prill, e ndërsa këta vende filluan të lehtësohen, epiqendra e re u bë Amerika Latine dhe Azia, të cilat po shohin rritje të numrit të rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19.
Amerika e Veriut ka parë një rijetësim të virusit javët e fundit, kryesisht në rritjen e numrit të rasteve./E.B-dritare.net