Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Covid-19/ Gjendja në spital nuk paraqitet mirë. Ja sa pacientë po marrin trajtim!

Covid-19/ Gjendja në spital nuk paraqitet mirë. Ja sa pacientë po

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 vdekje dhe 99 raste të reja me koronavirus. Gjithashtu tha se, është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./E.B-dritare.net