Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Covid-19, Ambasada Amerikane: Po zhvillojmë biseda për shëndetin mendor!

Covid-19, Ambasada Amerikane: Po zhvillojmë biseda për shëndetin

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në Facebook në muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor shkruan se po zhvillojnë biseda online për këtë çështje, sidomos në këtë periudhë të pandemisë.

“Maji është muaji i Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor dhe në kohën e COVID-19, ngritja e kësaj çështjeje ka rëndësi akoma më të madhe.

Për këtë arsye, Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane, gjatë serisë së tyre “Youth Talk” me Ela Tollkuçi, psikologe dhe profesoreshë në universitetin Mesdhetar Shqiptar, biseduan mbi shëndetin mendor gjatë pandemisë, sidomos tek të rinjtë.

Ata diskutuan mbi mënyrat se si mund t’i jepet fund stigmës që lidhet me shëndetin mendor dhe mbi praktika më të mira që ne të gjithë duhet të ndjekim për ta kaluar këtë situatë sa më lehtë”, shkruan Ambasada./E.B-dritare.net