Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Covid-19/ 36 raste pozitive dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Covid-19/ 36 raste pozitive dhe asnjë humbje jete në 24 orë

36 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 616 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 22 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë.

Janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë./M.K/dritare.net