Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Corriere della Sera: Shqipëria ndihmon Italinë. Dërgon 30 mjekë në Bergamo

Corriere della Sera: Shqipëria ndihmon Italinë. Dërgon 30

Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali. Kështu shkruan gazeta prestigjioze italiane, “Corriere della Sera”.

Corriere della Sera shkruan:

“Tridhjetë mjekë shqiptarë do të arrijnë në Itali të shtunën pasdite për të mbështetur vendin tonë në emergjencën e koronavirusit. Mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Bergamo, qyteti më i prekur. Ardhja e personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten në mes të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e tërhequr nga Farnesina për kërkimin e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare, siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusinë, informon dritare.net

Corriere della Sera: Shqipëria ndihmon Italinë. Dërgon 30

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria. Kryeministri Rama tha se "ai nuk mund ta shihte Italinë në atë gjendje" dhe foli për ndihma sepse "ata e duan Italinë". Mjekët shpëtojnë jetë dhe tani si shtet ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme, që është jeta ”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.”/Përshtati nga Corriere dell Sera: Kadrije Çako/K.C/dritare.net

Corriere della Sera: Shqipëria ndihmon Italinë. Dërgon 30