
Corriere della Sera: Italia i bën konkurrencë Shqipërisë. Ul çmimet, një shezllon kushton 10 euro!
Dritare.net
Gazeta prestigjioze italiane Corriere della Sera ka shkruar një artikull për Milano Marittima, një fshat i Cervia-s, provinca e Ravenës, që është braktisur nga banorët, turistët vendas edhe të huaj. Në këtë artikull që e çel me titullin: "Milano Marittima, plazhe me ulje për shkak të konkurrencës nga Shqipëria, një shezlong kushton 10 euro në ditë: udhëtim në rivierën e themeluar nga milanezët", Corriere shkruan se ndryshimet e viteve të fundit i kanë detyruar bizneset e turizmit në këtë fshat të zhytur mes detit e pishave të ulin çmimet sepse turistët italianë po shihen aty gjithnjë e më pak. Në fund të korrikut dhe në këtë fillim gushti, për të qëndruar në plazhet me rërë, një çadër me dy shezllone kushton nga 10 euro në 30-32 euro sipas zonës ku shkon.
Fshati që u ndërtua në qershor të 1907-ës shkruan Corriere della Serra, dikur njihej për vilat e bukura buzë detit dhe shtëpitë e turistëve në mes të pyllit, peshkatarët që sot sa vijnë edhe po rrallohen, ashtu si turistët vendas, informon dritare.net
Pas Luftës së Dytë Botërore, si rezultat i fluksit të milanezëve, Milano Marittima, i cili kishte qenë i njohur edhe nga artistët futuristë u shndërrua në një sallon anekdotash dhe thashethemesh mbi botën qytetare të politikës.
“Filozofia e pastër milanezë! Milanezët, nga Milano Marittima, i duan hotelet e lashta të zotëruara nga të njëjtat familje që i shmangen modës dhe mjaftohen me 3 yje edhe me dhoma të pajisura me një sallë pritjeje, ballkon me pamje nga deti dhe shishe falas me ujë në frigorifer; fushat e tenisit, çdo korrik është planifikuar një mjeshtër tenisi, i mbushur me personazhe televizive dhe adhurojnë horizontin klasik Romagna që qetëson edhe përtej zonës ballkanike, nga Kroacia e deri në Shqipëri, ose më mirë Shqipëria mbi të gjitha, tërheq dhe josh turistët, duke marrë premtime për dashuri jo vetëm verore.”, shkruan Corriere della Sera./K.C/dritare.net

















