CN Travel: Tirana dhe Berati, qytetet më ekonomike për t'u eksploruar këtë verë në Evropë!
Dritare.net
Tirana dhe Berati, janë përfshirë në listën e 18 vendeve më ekonomike për të pushuar këtë verë në Evropë.
Tirana!
Dhjetë vjet më parë, Shqipëria ishte rrallë mund të vizitohej nga britanikë. Por tani Tirana, ashtu si Shqipëria ka ngjallur interes si destinacion për t’u vizituar, pas jehonës në mediat sociale, që tregojnë se sa e veçantë është. Që pas rënies së komunizmit, Tirana është kthyer në një qytet plot ngjyra dhe gjallëri. Mëson për të kaluarën magjepsëse të Shqipërisë në Muzeun Historik Kombëtar, ku ke mundësi të pushosh dhe shijosh kafet më të mira në Bllok. Tirana ofron po ashtu akomodim me çmime mjaft më ekonomike se në Evropë. Hotel Mondial është vendi i përsosur për t’u akomoduar, ku mund të soditësh edhe pamjet mbresëlënëse të qytetit.
Berati!
Shtëpitë e Beratit janë mjaft unike në ekzistencën e tyre kolektive dhe mënyrën se si janë ndërtuar nga ana vizuale. Dhomat tradicionale ofrojnë po ashtu një akomodim sa më komod për të qëndruar, ku veçohet, Hotel Mangelemi rreth 35 £ për natë. Ngjituni rrugëve të pjerrëta me kalldrëm për të parë Kalanë e Beratit të shekullit të 13-të (hyrja është falas) dhe shikoni 'qytetin e një mbi një dritareve' nga lart.
CN Travel rendit po ashtu qytet të tjera për të pushuar që mund të përballohen nga turistët që zgjedhin t’i vizitojnë ato:
• Vilnius, Lituani
• Stamboll, Turqi
• Izmir, Turqi
• Krakov, Poloni
• Mostar, Bosnjë-Hercegovinë
• Lisbonë, Portugali
• Athinë, Greqi
• Riga, Letoni
• Zagreb, Kroaci
• Lille, Francë
• Budapest, Hungari
• Klagenfurt, Austri
• Kaunas, Lituani
• Brasov, Transilvani, Rumani
• Sofje, Bullgari
• Tbilisi, Gjeorgji./M.K-dritare.net