Chiara Ferragni: T'i mbajmë problemet brenda mureve familjare!
Dritare.net
“Mbi gjithçka, dua të mbroj fëmijët dhe familjen time”, kështu thotë Chiara Ferragni për marrëdhënien e saj me Fedez në një intervistë ekskluzive për Corriere della Sera. Biseda me influencuesen daton të martën e kaluar, më 20 shkurt, kur ende nuk kishte dalë lajmi për ndarjen mes tyre.
"Çdokush në botë mund të thotë fjalën e tij dhe të ketë mendimet e tij, por për mua, në vend që të jap shpjegime, është më e rëndësishme të bëj atë që unë mendoj se është e drejtë: t'i mbajmë problemet brenda mureve familjare," u tha ajo gazetarëve në përgjigje të pyetjeve për mungesën e prezencës në krah të reperit në javët e fundit.
Në intervistën e gjatë për gazetën milaneze, Chiara Ferragni, e cila atë ditë kishte ende unazën e martesës në gisht, e trajton çështjen familjare vetëm në një pasazh të shkurtër, kur flet për fundjavat larg të shoqit.
“Në shumë fundjava Fedez mungon. Por është më mirë që në situata të caktara, diskutimet të mbeten brenda nesh”.
Më pas intervista thellohet në aferën Pandoro në veçanti, kaosin gjyqësor që thuhet se është një nga shkaqet e ndarjes mes çiftit .
“Kur je në media, të duket se të gjithë njerëzit po të akuzojnë por të duhet vetëm të dalësh nga shtëpia për një moment për të kuptuar se nuk është kështu.".
Më pas ka hapësirë edhe për historinë e jetës së saj, që nga fëmijëria me prindërit dhe motrat e deri tek vetëdija se kishte arritur një sukses më të madh se ëndrrat që kishte.
“Unë luftoj sepse nëse do të thoja se sa e brishtë ndihem, do ta perceptoja veten edhe më të dobët, edhe më të prekshëm ndaj sulmeve”./L.F-dritare.net